Një tjetër sukses për sportin e xhudos në Kosovë! Distria Krasniqi u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë. Ajo shkëlqeu në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Në finale, kampionia olimpike mposhti italianen Odette Giuffrida. Performanca e xhudistes kosovare ishte mjaft e mirë në këtë kategori. Në gjysmëfinale, pejania mposhti spanjollen Ariane Toro Soler.
Në çerekfinale, ajo eliminoi kroaten Ana Viktorija.
Ky është titulli i dytë europian për Krasniqin. Ajo ka fituar edhe dy medalje të argjendta si edhe dy të bronzta.