Sot është Dita Botërore e fëmijëve të zhdukur. Me mijëra fëmijë kanë humbur ndërsa ende nuk dihet fati i tyre.
Sipas “Global Missing kids”, 6.255 fëmijë janë zhdukur në të gjithë botën dhe ende nuk ka asnjë shenjë prej tyre. Në mesin e tyre rezultojnë edhe tre fëmijë shqiptarë të zhdukur prej vitesh, Julian Cela, Mateo Bejaj dhe Bleona Mata.
Mes tyre është edhe rasti i Bleona Matës, e cila u zhduk në vitin 2014. Rasti bëri bujë të madhe në media, ndërsa e ëma vazhdon ta kërkojë.
“Bleona është zhdukur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djegie prej 2 cm”, shkruhet në portalin botërorë për Bleona.
Po ashtu i zhdukur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.
Mateo Bejaj ka humbur më 16/07/2011. Ai është parë për herë të fundit në fshati Fitore, Vlorë.
Për fatin e tre të miturve, ende tash e sa vite, nuk ka asnjë lajm.