Në shekullin e kaluar, numri i luanëve të pranishëm në Afrikë ka rënë në mënyrë drastike, duke shkuar nga 200,000 në fillim të viteve 1900 në më pak se 30,000 të mbetur sot në kontinent. World Wildlife Fund (Fondi botëror i jetës së egër) ngre alarmin për të ardhmen e specieve në ditën kur festohet Dita Botërore e Luanit. Reduktimi i ekzemplarëve në Afrikë vazhdon të përkeqësohet. Sipas të dhënave më të fundit në 20 vitet e fundit popullsia ka pësuar një rënie prej 43%.
“Kërcënimet janë gjuetia pa leje, fakti që luanët vriten për të mbrojtur bagëtitë e rritura nga njerëzit, por edhe zhdukja e habitateve dhe presë natyrore”, shpjegon Isabella Pratesi, drejtoreshë e ruajtjes së WWF Itali.
Sot vlerësohet se luani zë vetëm 10% të gamës së tij origjinale.
“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë një të ardhme luanëve në Afrikë duke mbrojtur habitatet e tyre natyrore dhe korridoret e lëvizjes, duke studiuar dhe monitoruar tufat dhe duke punuar me komunitetet lokale për të gjetur zgjidhjet më të mira për një bashkëjetesë të mundshme”.
Luanët janë të pranishëm në 27 vende afrikane, por vetëm në 7 prej tyre ka popullata me më shumë se një mijë individë. Lloji, tani është zhdukur në 26 shtete të diapazonit të origjinës. Ekziston gjithashtu një popullsi e vogël e luanëve aziatikë që jetojnë në Indi, në Parkun Kombëtar Sasan Gir.
Luanët janë të mëdhenj. Janë mbresëlënës. Luanët gjithashtu janë të kërcënuar nga gjuetarët dhe rreziku i zhdukjes. Prandaj, këtu janë 7 arsye pse ne duhet t’i gëzohemi ekzistencës së tyre.
Ne akoma nuk e dimë pse ata ulërijnë
Vetëm disa specie të caktuara të racës së maceve ulërijnë, macet e mëdha, si luanët, tigrat e xhaguarët, që kanë një strukturë të specializuar në fytet e tyre. Thuhet se luanët ulërijnë për të komunikuar, sidomos në distanca të largëta. Por ne akoma nuk e dimë pse ulërijnë aq fort. Në vitin 2010, dr. Gustav Peters dhe Marcell Peters në Muzeun Kërkimor Zoologjik në Bonn të Gjermanisë analizuan frekuencat mesatare të thirrjeve në distanca të gjata të 27 specieve të ndryshme në klasën e maceve. Ata konfirmuan se speciet e maceve që jetonin në tipe më të hapura habitati, si luanët apo macet e rërës, kanë ulërima më të mëdha, ndërsa speciet e maceve që jetojnë në habitate më të dendura, si në habitate pyjore, ku përfshihen leopardët kanë ulërimë më të vogël. Por kjo ndoshta nuk ka kuptim, pasi hulumtimet e bëra tregojnë që në zonat e hapura zëri ndërpritet nga turbullirat ajrore, që do të shotë se ulërima e luanit nuk mund të shkojë shumë larg në shkretëtirat e Afrikës. Një tjetër sugjerim është se macet e mëdha prodhojnë tinguj me frekuencë më të ulët. Kjo do t?i jepte shpjegim krahasimit të ulërimës së luanit me mjaullimën e maces, por kur hulumtuesit morën parasysh trashëgiminë gjenetike të çdo specie të studiuar, ata vërtetuan se pesha e trupit nuk kishte efekt në frekuencat dominuese të pasthirrmave të këtyre specieve.
Gëzofi i tyre ka qenë misterioz për një kohë të gjatë
Ajo që e dallon nga speciet e tjera të klasës së maceve, janë luanët meshkuj që kanë një gëzof të madh rrotull qafës së tyre. E përbërë nga qime 23 centimetra të gjata, në ngjyra që variojnë nga e bardha në të zezë, ky gëzof mbulon luan 11kokën, qafën, shpatullat dhe gjoksin e luanëve meshkuj. Prej shumë kohësh besohej se ky gëzof e ndihmonte luanin të mbrohej nga lëndimet, një ide e supozuar nga Charles Darvin, një nga ideatorët e teorisë së evolucionit. Por ka një arsye tjetër që shpjegon ekzistencën e gëzofit tek luanët meshkuj shërben si sinjal seksual tek luaneshat, duke treguar burrërinë dhe shëndetin e luanit mashkull. Për shembull meshkujt me gëzof më të errët kanë nivele më të larta testosteroni, janë më jetëgjatë dhe shanse mbijetese më të mëdha pas ndonjë plagosjeje. Për t’i dhënë zgjidhje enigmës, shkencëtarët në vitin 2006 krahasuan dy modele, zhvillimin e gëzofit dhe morfologjinë e gëzofit tek luanët afrikanë. Ata nuk gjetën prova se gëzofi i mbronte nga lëndimet, duke hedhur poshtë kështu idenë e Darvinit. Duket se luanët meshkuj e përdorin atë për të rënë në sy tek luaneshat femra.
Luanët mund të numërojnë
Është e çuditshme, por luanët kanë treguar se janë të aftë të numërojnë. Kur një tufë luanësh dëgjojnë ulërimën e një luani të vetëm që po afrohet, gjithmonë afrohen dy luanesha për të takuar të huajt. Por nëse dëgjohen dy luanë duke u afruar, shkojnë të paktën 4 prej tyre. Pra, ata janë të aftë të gjurmojnë sasinë e njëri-tjetrit.
Luanët mund të bëjnë fytyra qesharake
Kur luanët nuhasin diçka interesante, ata rrudhosin hundën e tyre, mbështjellin buzët dhe shtrëngojnë dhëmbët, duke dhënë një lloj shprehje fytyre si të mërzitur. Edhe kafshë të tjera të klasës së maceve e bëjnë këtë gjë, ndonjëherë edhe kuajt. Kjo sjellje bëhet nga një organ ndijor i specializuar që gjendet në qiellzën e gojës së luanit.
Luanët formojnë ‘banda rrugësh’
Luanët janë të vetme specie të klasës së maceve që mund të jetojnë në grupe të mëdha, që quhen kope. Në Afrikë e Azi, formojnë tufa me luanë të madhësive të ndryshme që përfshijnë një ose më shumë luanë meshkujt dhe një luan 6numër të madh femrash e këlyshësh. Por arsyeja se pse veprojnë kështu ka mbetur një mister. Një ide që ka mbetur për një kohë të gjatë është fakti se luaneshat socializohen në mënyrë që të bashkëpunojnë në gjueti. Por pavarësisht se ato bashkëveprojnë dhe e kapin gjahun e madh, nuk ekziston një ide e qartë për lidhjen ndërmjet numrit të luanëve që bëjnë gjueti sëbashku dhe suksesit të gjuetisë. Një ide tjetër është luanët mblidhen për të mbrojtur territorin. Në të vërtetë, një varg kafshësh nga insektet e vogla deri tek kafshët më të mëdha formojnë grupe sociale për të mbrojtur territoret kundër ‘armiqve’. Por ndërsa ekziston dëshmia anekdotike se grupet më të mëdha kanë avantazh konkurrues, ideja kurrë nuk ka qenë e testuar për periudha të gjata kohore. Në vitin 2009 u dha një ide se pse luanët formojnë kope. Ekologjistët Annna Mosser dhe Craig Packer nga Universiteti i Minesotas publikuan një studim 38-vjeçar që analizonte sjelljen e 46 kope luanësh që jetonin në Parkun Kombëtar të Tanzanisë. Ata zbuluan se luanët formonin kope për të mbrojtur territorin kundra luanëve të tjerë, dhe jo për të përmirësuar suksesin e tyre në gjueti. Duke vepruar kështu, ata veprojnë më shumë si banda rrugësh, që bashkohen për të mbrojtur lagjen e tyre. Sa më e madhe banda, aq më të suksesshëm luanët në kontrollimin e zonave më të mira. Kopetë më të mëdha me më shumë luanesha, jo vetëm prodhonin më shumë këlyshë, por këto luanesha kishin më pak gjasa të lëndoheshin apo të vriteshin nga luanët e tjerë.
Luanët kishin një origjinë të pasigurtë
Njerëzit kanë qenë në dijeni për ekzistencën e luanëve që prej krijimit të njerëzimit, me paraardhësit tanë që kanë bashkëjetuar për një kohë të gjatë me macet e mëdha në Afrikë. Por pavarësisht kësaj ne i kemi zbuluar detajet e origjinës së luanëve në vitin 2014. Zbulimi i historisë së luanëve nuk ka qenë diçka e lehtë. Kafshët që jetojnë në zona tropikale kanë tendencën të lënë pak fosile prapa. Luanët kanë qenë gjithashtu të persekutuar përgjatë historisë, me një numër të madh luanësh të spastruar nga aktiviteti njerëzor. Kaq boshllëqe në të dhënat fosile, dhe kjo e bën të vështirë të rindërtohet e shkuara e tyre. Kështu, një skuadër ndërkombëtare shkencëtarësh të kryesuar nga Dr. Ross Barnett i Universitetit Durham në Mbretërinë e Bashkuar iu kthye ADN-së së lashtë me mostra luanësh të mbajtur në koleksionet e muzeve në mbarë botën. Kërkimi konfirmoi se luanët kanë jetuar rreth 124 mijë vjet më parë. Luanët moderne evoluan në dy grupe, njëri që jeton në Lindje dhe Jug të Afrikës, dhe grupi tjetër në Qendër e Perëndim të Afrikës, dhe në Indi. Grupi i dytë rrezikohen nga zhdukja. Kërkimi gjithashtu na mësoi se luanët në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore janë më të lidhur me luanët e Indisë se ato të Somalisë.
Disa luanë kanë vuajtur fat enigmatik
Ka disa specie luanësh, që kanë ngelur enigmatikë. Ashtu si jetojnë në Afrikë, luanët jetojnë edhe në Indi. Popullata e luan 10fundit e luanëve të lirë aziatikë jeton në zonën e mbrojtur të Indisë Perëndimore. Pavarësisht rrezikut të zhdukjes, kjo popullsi luanësh ka qenë vazhdimisht në rritje në përgjigje të nismave të konservimit që përfshin 5 dekada. Prapëseprapë rreziku mbetet domethënës, edhe pse studime te fundit kanë treguar se fermerët lokalë ndjehen poziztivë me prezencën e luanëve në zonën e tyre, duke i konsideruar ata një pjesë integrale e trashëgimisë natyrore. Raca tjetër, luani ?Barbar?, është një nga grabitqarët më enigmatikë, falë pamjes mbresëlënëse dhe fatit të tij. Edhe pse ishte një lloj kafshe në sasi të konsiderueshme në Afrikën Veriore, ky lloj luani ishte ndër të parë që është zhdukur me kalimin e kohës, Luani ‘barbar’ kishte një gëzof të dendur, dhe formë koke të ndryshme nga llojet e tjera të luanëve. Njerëzit thonin se ata ishin më të mëdhenj fizikisht dhe kishin ngjyra sysh të ndryshme nga luanët e tjerë. Historianët thonë se edhe mënyra e tyre e jetesës ishte e ndryshme. Jetonin në çift, ose në grupe të vogla familjare, ndryshe nga kopetë e famshme të Afrikës. Luani i fundit i llojit ‘barbar’ u pa në Marok në vitin 1927, dhe pse ka zëra që këto luanë mund toi kenë mbijetuar natyrës së egër deri në vitin 1942.
7 fakte që nuk i keni ditur më parë për luanët
1- Një luan peshon rreth 500 kg dhe rritet deri në 2.5 metra në gjatësi.
2- Edhe pse luanët i quajnë “mbreti i xhunglës” ata jetojnë në fusha
3- Pasardhësi i një luani dhe një tigri femër quhet ligra, ndërsa pasardhësi i një tigri me një luaneshë quhet tigon.
4- Luanët në robëri jetojnë dy herë më shumë se sa luanët në botën e egër.
5- Romakët e lashtë përdornin luanët barbarë për të luftuar me gladiatorët.
6-Tingulli që luani lëshon mund të dëgjohet deri në 5 milje larg
7- Egjiptianët e lashtë adhuronin luanë si perënditë e tyre të luftës për shkak të egërsisë, fuqisë dhe forcës së tyre.