Për ditën e dhjetë radhazi në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga Covid-19.
Rastet e reja- Në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë në këto bashki: tre raste në Devoll, dy raste në Tiranë, njw rast në Shkodër dhe njw rast në Mirditë.
Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Situata në spitale- Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë.