Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare të nisur pasditen e djeshme me një pritje solemne prej aeroportit “Nënë Tereza” dhe më pas në një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ishin të pranishëm edhe qytetarë të shumtë.
Teksa sot, Clinton po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.
Aktualisht, takimi po zhvillohet në vilën 30, rezidencën qeveritare pranë Kuvendit.
Presidenti i 42-të i SHBA-ve u vlerësua dje me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”.