Kafenetë, palestrat dhe restorantet në Sidnei kanë mirëpritur klientët plotësisht të vaksinuar pas izolimit të rreptë katërmujor. Ndërkohë shumë të tjerë kanë shijuar ribashkimet dhe vizitat e parashikuara në shtëpitë e të afërmve dhe miqve.
Qyteti më i madh i Australisë ka qenë në izolim për 106 ditë, teksa është përballur me variantin Delta. Në Uellsin e Ri Jugor shkalla e vaksinimit ka arritur në mbi 70 për qind për qytetarët mbi moshën 16-vjeçare.
“Unë e shoh këtë si një ditë lirie, është ditë e madhe për shtetin tonë”, ka thënë kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Dominic Perrottet.
Disa kufizime për organizime masive vazhdojnë të zbatohen, dhe shkollat ende nuk janë rihapur plotësisht. Autoritet shëndetësore kanë bërë thirrje për një hapje graduale të vendit, për të parandaluar rritjen e rasteve.
Si Australia, ashtu edhe Zelanda e Re, kanë ndërmarrë masa drastike për të luftuar pandeminë, çka ka rezultuar me rënie modeste të shkallës së infektimeve dhe vdekshmërisë.