Dy anëtarë të lartë të ushtrisë së Izraelit i kanë krahasuar sulmet e së shtunës në Gaza me sulmet e 11 Shtatorit në SHBA.
“Ky është 11 Shtatori jonë”, tha zëdhënësi Major Nir Dinar.
“Na kapën në befasi”, shtoi ai.
Koloneli Jonathan Conricus ka krahasur sulmet e Hamasit me sulmet e mëdha në Amerikë.
“Ky mund të jetë një 11 Shtator dhe një Pearl Harbor të mbështjellë në një. Është deri më tani dita më e keqe në historinë e Izraelit”, tha ai.
-Izraeli vijon luftimet ndaj militantëve të Hamasit. Një zëdhënës i ushtrisë tha se luftimet po zhvillohen në 7-8 vende. “Ka gjeneralë në fushën e betejës me ushtarët duke luftuar”, tha zëdhënësi.
-Më shumë se 700 persona kanë humbur jetën në Izrael që kur Hamasi nisi sulmet, duke përfshirë 260 persona në një festival muzikor. 400 persona kanë humbur jetën në Gaza pas sulmeve ajrore të Izraelit. Në total bëhet fjalë për mbi 1100 viktima.
-Forcat Ajrore të Izraelit thonë se kanë goditur më shumë se 500 baza terroriste në Gaza gjatë natës. Izraeli pretendon se shumica e pikave të hyrjes nga Gaza në Izrael janë mbyllur, shumica me tanke. Megjithatë ushtria nuk mohon se luftëtarët e Hamasit mund të jenë ende duke kaluar në Izrael nga Gaza.