Sot ka qenë dita me numrin më të ulët të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë. Në një dalje për mediat, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 168 qytetarë, ku prej tyre vetëm dy kanë rezultuar pozitivë, në qytetin e Durrësit.
Deri më tani janë kryer në total 12500 testime, ku prej tyre kanë rezultuar 948 raste pozitive, me rreth 77% të tyre të shëruar tashmë.
Në vendin tonë aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.
“Në kushtet e lehtësimit të masave, zgjerimit të fashave orare të lëvizjes, heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu”, tha Tomini.