Politika Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Rama: Shqipëria ka vend nderi në historinë e...

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Rama: Shqipëria ka vend nderi në historinë e Luftës së Dytë Botërore

Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një foto në përkujtim të jetëve të humbura.

Rama shkruan se Shqipëria ka vend nderi në historinë e Luftës së Dytë Botërore për mbështetjen e dhënë ndaj hebrenjve.

“I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit! Dita e Ndërkombëtare e Holokaustit për reagimin ndaj të cilit Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Kuvend u zhvillua një seancë e posaçme në kujtim të jetëve të humbura të Holokaustit. Në fjalën që mbajtën kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste u theksua roli i Shqipërisë në mbështetjen e hebrenjve në ato kohë të vështira.

Presidenti i Izraelit i drejtoi Kuvendit një letër  në shenjë mirënjohjeje një  për kontributin ndaj popullit hebre. Po ashtu kryetari i Kuvendit të Izraelit tha në një video-mesazh se është falenderues që Shqipëria është e kundërshton me ligj anti-semitizmin dhe ka qenë një atdhe i dytë për hebrenjtë gjatë Lfutës së Dytë Botërore.