Aktualitet Ditëlindja e Bes Kallakut, Erjon Braçe ka disa pyetje për të dhe...

Ditëlindja e Bes Kallakut, Erjon Braçe ka disa pyetje për të dhe për çiftin Meta-Kryemadhi

Ditëlindja e 35-të e aktorit të humorit Bes Kallaku, e cila rrëmbeu jo pak vëmendjen e medieve për shkak të atmosferës, nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga politikanë.

Është zëvendëskryeministri Erjon Braçe, i cili teksa i ka uruar ditëlindjen Besit, e ka përqendruar vëmendjen tek mos zbatimi i masave kundër COVID-19. Në masat e marra disa ditë më parë theksohej se nuk lejohen grumbullimet masive më shumë se 10 persona.

Teksa ka nxjerrë edhe fotot se në festë kanë qenë më shumë se 10 persona, mes tyre edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilët shfaqen duke kërcyer, Braçe nëpërmjet disa pyetjeve retorike thotë se ata (politikanët që kanë marrë pjesë në festë) maskën e mbajnë vetëm kur dalin në televizor, ndërsa shqetësimin për shqiptarët e infektuar, sipas tij, e kane retorike politike, instrument përmes te cilit mendojnë se do kapin pushtetin.

Teksa shkruan se 30 mijë lekëshja me të cilën gjobiten qytetarët e thjeshtë, nuk i bën derman Presidentit, Braçe ka kërkuar nga qytetarët të shkruajnë nga një gjobë si popull për Metën.

Reagimi i plotë:

BES, TE BEHESH 135 VJEC; PER VETE, PER PRINDERIT, PER ZONJEN E VAJZEN!

Te kesh cdo te mire per vete e per ta! Te kesh SHENDET o Bes, per vete e per ta!

Tani, gezimi kur ben 35 vjec eshte normal, po ne kete kohe a eshte i ligjshem?; Po le menjane ligjin edhe pse duhet te jete i pari, por po pyes nga pikpamja morale!!

Une them joooo! Ti je nje figure publike e kudo ne bote, te tille-jane apo jo te infektuar, e kane kaluar apo jo Covid, percjellin mesazh per te tjere njerez! Kjo i ben modele edhe me te mire, te tille qe vlejne edhe sherbejne! Nejse, te rrosh sa me shume!

Tani kam dy fjale per keta njerezit e festes, keta te politikes; A E KUPTONI SE SA FALS JANE? A E KUPTONI QE MASKEN E KANE PER NE TV E ASKUND KU JETOJNE? A E KUPTONI QE “SHQETESIMIN” PER NUMRIN E SHQIITAREVE TE INFEKTUAR, TE SHTRUAR NE SPITALE APO QE KANE HUMBUR JETEN, E KANE RETORIKE POLITIKE, INSTRUMENT PERMES TE CILIT MENDOJNE SE DO KAPIN PUSHTETIN?

A e kuptoni qe keta refuzojne cdo ligj, cdo rregull, cdo mase, perbuzin cdo perpjekje te njerezve te zakonshem dhe te mjekeve e infermiereve te jashtezakonshem?

Por mbi te gjitha; A E KUPTONI SE KETA REFUZOJNE TE JENE SI JU, TE BARABARTE ME JU?!

E di qe do me turreni tani me pyetjen legjitime: Po keta pse nuk gjobiten?! Ca tu them?

Po ju pergjigjem edhe une me nje pyetje: A KA ME TURP SE NJE PRESIDENT QE THYEN LIGJET E RREGULLAT E REPUBLIKES SE TIJ?

E ftillon gjoba nje te tille? Une them se ajo 3000 lekeshja nuk i ben derman!

Pyetje e kam; A SHKRUAJME NGA NJE GJOBE SI POPULL PER KETE; #GJOBEPERPRESIDENTIN

vo: po ky politikani i ri qe quan shkelje ligji pse i tregojne rregullat ne nje fushe dhe shkel ligjin sic e shihni ne kohe pandemie, cfare do ketu?!