Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes me një urim për ditëlindjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Në instastory, këtë mëngjes, Rama thotë se Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe.
“Veprat e tij janë përkthuer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke e bërë atë përfaqësuesin kryesor të letërsisë shqipe nëpër botë”, shkruan kryeministri Rama.