Aty ku jeton e studion Giulio Giovanni ka një pamje që shumë njerëz do ta kishin zili, fshat mes kodrave, vreshtave dhe ullishtave nën një diell toskan.
Edhe ai do të donte t’i merrte mësimet përmes internetit nga shtëpia – si shokët e tij të klasës për shkak të bllokimit të koronavirusit të Italisë, por pika më e afërt me një sinjal interneti ndodhet nën një pemë 1.5 km larg shtëpisë.
“Në ditët kur kam mësime unë e mamaja vijmë nga shtëpia me makinë dhe sjellim me vete një tavolinë, një stol dhe çantën time me tablet dhe të gjitha librat që më duhen”, thotë Giulio, i cili është në vitin e parë të shkollës së mesme.
Ata dalin jashtë qytetit të vogël toskan të Scansano çdo ditë, sepse linja telefonike në shtëpi ka qenë jashtë funksionit me muaj dhe nuk ka asnjë sinjal të telefonisë celulare atje, thotë “Reuters”.
“Pra, për të marrë pjesë në mësimet e tij, ne duhet të arrijmë këtu ku të paktën të mund të marrim internet”, thotë ajo.
“Unë preferoj të jem në shkollë, sepse të paktën atje jam me shokët. Këtu mund t’i shoh, por vetëm përmes ekranit”, thotë Giulio.
Nëna e tij tha se po ndërmerr veprime juridike kundër ndërmarrjes telefonike, por do të duhet shumë kohë për të rregulluar linjën në shtëpi. Deri atëherë, ajo do të vazhdojë në këtë mënyrë për të ndihmuar djalin e saj.