Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë. Djali ka vrarë me thikë nënën e tij në Lezhë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja” të qytetit. Autori është 62-vjeçari Arsen Dani i cili ka goditur me thikë nënën e tij 88 vjeçare Gjylije Dani.
Dyshohet se autori i cili është arrestuar, vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njoftoi policia.