Kryesore Djegia e mandateve ishte vendim i Berishës, skenari i Bashës ishte grevë...

Djegia e mandateve ishte vendim i Berishës, skenari i Bashës ishte grevë urie si e Metës

Djegia e mandateve të opozitës ishte opsion i minutës së fundit që iu imponua Lulzim Bashës nga ish-kreu i PD, Sali Berisha.

Protesta e 16 Shkurtit kishte një tjetër skenar që çonte sërish drejt krizës por nuk e nxirrte Partinë Demokratike nga parlamenti.

Burime pranë ish-kreut të PD-së konfirmuan se ishte Berisha që nxiti vendimin ekstrem të djegies së mandateve.

Skenari i Lulzim Bashës dhe aleatëve ishte nisja e një greve urie të deputetë e të opozitës brenda ambienteve të Parlamentit, një akt i ngjashëm me atë të Ilir Metës në vitin 2008 kur drejtonte LSI-në.

Roli i Berishës vijon të jetë vendimtar në qëndrimet dhe lëvizjet që po bën opozita kundrejt mbështetjes që ka Edi Rama te faktori ndërkombëtar.

Kjo ekspozon sërish Lulzim Bashën si një lider që vazhdon të udhëhiqet nga paqartësitë dhe mungesa e besimit se vendimet e tij mund të nxjerrin PD nga bataku i një opozite që megjithëse ka ushtrinë e vet të militantëve nuk frymëzon shumicën e pavendosur, shkruan Respublica.al.