Armaldo doli mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP” pasi ishte në nominim me Kristin dhe Luizin. Ata shkuan në nominim të menjëhershëm pasi thyen një rregull duke hyrë të 3 në tualet, gjë që Luizi tha se e bëri me qëllim për të krijuar një nominim të fortë duke qenë se kutia e Pandorës “iu dogj”.
I ftuar sot në ‘Fan Club’, Armaldo foli rreth rrugëtimit të tij në reality-show.
Ai tha se marrëdhënia e tij me Oltën nuk ka qenë lojë duke u shprehur:
“Marrëdhënia ime me Oltën nuk ishte për lojë. Lidhja jonë u krijua te ruloti. E kam parë të sinqertë. Kishim tërheqje me batuta, humor, ngacmime.”
Sakaq, i pyetur nga ngacmimet dhe deklaratat ndaj Luizit dhe konsumimit të lëndëve narkotike, Armaldo e mohoi këtë.
“Nuk kam pas qëllim të bëj ato gjëra”, tha ai.
Ndërsa lidhur me lojën e Luizit që i futi në tualet me Kristin u shpreh:
“Ne po flasim në kuadër të lojës. Ky format është lojë. Por brenda lojës ka dhe moral. Unë Luizin e vlerësoj se si ka luajtur, por e ka luajtur pak rëndë. I pabesë u tregua kur më tërhoqi në tualet dhe më nxori sërish në nominim. Unë i dhashë dorën për atë që bëri. Përsa kohë nuk shkel rregullat nuk kam çfarë them. Mik me Luizin kam qenë dhe do jem. E dimë se Luizi bën humor dhe kur Luizi më mori në tualet më tërhoqi me humorin e tij. Ne nuk kemi diskutuar asgjë.”
Olta apo Luizi?
“Që kishte popullaritet ishte e dukshme. Gjithë banorët e rinj që vinin shkonin te ai. I qëndroj asaj që kam thënë. Dua që këtë Big Brother ta fitojë një grua. Unë mendoj se edhe Luizi është konkurrent i fortë, por në fund e vendos publiku”.