Extra “Do e them se nuk e mbaj dot”, gazetarja: Pse Luizi dhe...

“Do e them se nuk e mbaj dot”, gazetarja: Pse Luizi dhe Dea kanë një pëlqim të fshehtë mes tyre

Moderatorja e njohur Aulona Musta i ka habitur të gjithë me komentin e bërë së fundmi për raportin mes Luizit dhe Dea Mishel në “Big Brother VIP”.

Ajo ka ndarë në ‘InstaStory’ një video të dyshes ku shihen teksa bëjnë provat e kërcimit në kuadër të lojës së “Dancing with Big Brother” dhe shkruan se këngëtari ka një kimi të fshehtë me modelen.

Sakaq, prezantuesja theksoi se dyshimet e saj kanë lindur më herët por provat e kërcimit i ka përforcuar mendimet e saj.

“Hmmm ok do e them se nuk e mbaj dot… Dua ta ndaj me miqtë e mi se ky mendim po më shkatërron…

Më duket vetëm mua që Dea dhe Luizi kanë një kimi të fshehtë… një si pëlqim me inat dhe prapë pëlqim… apo ja futa kot fare? U bë ça kohë që e mendoj këtë fakt, por me këtë kërcim sikur e përforcuan”, shkruan ajo.