Lulzim Basha shprehet se PD nuk mund ta ketë kartën morale të shpëtimit të shqiptarëve nga një regjim i pakicës nëse braktis lajtmotivin që ka lindur, që është vlera dhe orientimi perëndimor.
Nga Shkodra, ai tha i prerë se PD nuk bën para me non grata dhe pa u shkëputur plotësisht nga fshehja e të vërtetës nga gjuha e propagandës dhe gjuha e linçimit.
I pyetur nga mediat rreth deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Basha do të jetë kandidati i Ramës për president, ish-kreu i PD tha se refuzon gjuhën e gënjeshtërt.
“Prej kohësh debati shkon aty ku i intereson një grupi njerëzish dhe jo aty ku i interesojnë shqiptarët. Shqiptarët janë të dëshpëruar sepse një grup njerëzish mbajnë peng politikën dhe të ardhmen e vendit. Mposhtja e këtij sistemi si fillim duhet bërë duke kuptuar se sa jemi në lartësi të detyrës ne si demokratë dhe si do ta bëjmë këtë. Bashkimi bëhet rreth vlerave. Nuk mund të flasësh gjithë ditën për bashkim dhe të ngresh në piedestal anti-vlerave. Refuzoj çdo gjuhë dhe gënjeshtër. PD nuk bën përpara me non grata”, u shprep Lulzim Basha.