Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, mori dozën e parë të vaksinës kineze anti-covid në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.
Synimi ishte që të shuajë dyshimet lidhur me efikasitetin e saj. Kjo erdhi pas aprovimit nga rregullatori për përdorim dhe nisjes së fushatës së imunizimit.
“Si qeveri, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion. Shpresojmë, pas 3 milion dozave fillestare, 25-30 milionë doza shtesë do të mbërrijnë më pas. Ne do të përfundojmë sasinë e vaksinave që vijnë nga Kina në 50 milionë”, deklaroi presidenti turk.