Policia iraniane paralajmëroi se do të përballet me gjithë fuqinë që ka me protestat e udhëhequra nga gratë, të cilat shpërthyen gati dy javë më parë pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares, Mahsa Amini.
Zyrtarët thanë se 60 persona kanë vdekur gjatë protestave, por grupi Iran Human Rights thotë se të paktën 76 persona janë vrarë që nga nisja e protestave.
Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Teheranit të përmbahet nga përdorimi i “forcës së panevojshme ose joproporcionale” kundër protestuesve.
Më 26 shtator, zyrtarët iranianë thanë se kishin arrestuar mbi 1.200 persona, përfshirë kishte aktivistë, avokatë dhe gazetarë.
Protestat në Iran janë duke u mbajtur për 12 ditë me radhë.