Është zbardhur audiopërgjimi në dhomat e izolimit mes Rozeta Dobit dhe Havier Dobit.
Ka qenë pikërisht deklarata e 23-vjeçarit që ka bërë policia të zbulojë në shtëpinë e Dobit dhe mbi 400 mijë euro të cilat ishin të fshehura na aspirator.
Rozeta i ka thënë të birit që do të marrë përsipër të gjithë fajin, ndërsa 23-vjeçari i është përgjigjur se do të nxjerrë lekët nga shtëpia.
Pjesë nga audiopërgjimi:
Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua?
Nëna: Asgjë, do rri unë këtu. (Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)
Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë. (Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontrolli i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)
Më pas Rozeta kritikon të birin pse ka tërhequr shumë para. Ai i përgjigjet se ka tërhequr vetëm 50 mijë, duke nënkuptuar euro.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në burg Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir që vodhën mbi 520 mijë euro. Gruaja tha se paratë ia ka marrë ish-zyrtares Alda Klosi, për shkak se e urrente, por viktima thotë se vetëm 120 mije euro janë te sajat.
Gjatë pasdites së djeshme, 5 deri në 6 persona janë paraqitur në komisariatin e policisë ku kanë pranuar se Rozeta Dobi u ka vjedhur sende me vlerë, por ende nuk ka informacion për origjinën e parave. Të tjerë të cilët e kanë punësuar Rozeta Dobin si sanitare nuk kanë dhënë ende asnjë detaj për policinë.