Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, e cila i caktoi sot masën e sigurisë detyrim paraqitje, pas ankimimit nga ana e SPAK.
Berisha e ka cilësuar vendimin pa bazë ligjore.
“Pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama.
Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale, Skap i partisë, për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst, dëshmi e re e kontrollit të plotë e total, të Skapit nga Rama, zbatimit të urdhërave të tij politik”, tha Berisha.
Gjithashtu ka deklaruar se vendimin do ta respektojë sepse çështja është në Strasburg.
“Çështjen e kam në Strasburg, do ta respektoj vendimin. Kjo do pasurojë këtë rast, do t’i shtohet dosjes së Strasburgut”, tha Berisha.