Extra “Do të hap një fondacion”, Agron Llakaj reagon për deklaratën që shqetësoi...

“Do të hap një fondacion”, Agron Llakaj reagon për deklaratën që shqetësoi Einxhel

Një nga diskutimet e komentuara më së shumti në “PRIME”-n e natës së premte ka qenë edhe deklarata e Einxhel, ku u shpreh se nuk ishte ndjerë mirë nga komenti që Agron Llakaj kishte bërë ndaj saj gjatë darkimit të tij me banorët.

Ajo u shpreh se aktori i humorit po ironizonte dhe po thumbonte Einxhel duke i përmendur surprizën e saj nga “Vëllai i Madh” për prezantimin e një “Talk Show” që lidhej me arsimimin dhe punësimin e vajzave dhe grave që nuk kanë patur mundësi.

Ndërkohë, Agron Llakaj ka folur për herë të parë lidhur me këtë temë, duke ka sqaruar së fundmi deklaratën e tij. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai u ndal tek batuta e tij brenda shtëpisë, duke theksuar se nuk ka qenë thumbim kundrejt moderatores, por ishte thjesht një batutë e tij.

“Agroni nuk thumbon, unë jam natyrë e drejtpërdrejtë. Aty hyra brenda një karakteri argëtues, për ata njerëz që janë aq të mbyllur aty brenda. Mund të kisha thënë para Donaldit ‘Je më i forti’, por thashë ‘Fitoftë më i miri’. Unë s’jam as në moshën e Einxhelit, as Donaldit. Mendoj se është ai momenti kur të flet gjuha para mendjes”, përfundoi aktori.