Sport Do të jetë simboli i Juves, Dybala rinovon për Krishtlindje

Do të jetë simboli i Juves, Dybala rinovon për Krishtlindje

Pas muajsh të tëra pritje tifozët e Juventusit mund të qetësohen përsa i përket rinovimit të kontratës së beniaminit të skuadrës Paulo Dybala. E zeza mbi të bardhë me shumë gjasa do të hidhet për Krishtlindje me sulmuesin argjentinas që do të rinovojë me bardhezinjtë deri në verën e vitit 2026 marrëveshjen aktuale që i skadon në fund të këtij viti.

Dybala ishte përcaktues për Juven në javën e fundit të kampionatit duke shënuar golin e dytë në suksesin 2-0 ndaj Genoas . Në ditët e ardhshme agjenti i Dybalas do të mbrrijë në Torino me Jorge Antun që do të diskutojë me drejtuesit e Juves detajet e fundit për rinovimin. Paulo Dybala është pjesë e Juventusit që nga vera e vitit 2015-të kur la Palermon për t’u transferuar te bardhezinjtë për shifrën e 40 milionë eurove.