Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant u shpreh se përgjigjja e Izraelit ndaj sulmeve të Iranit do të jetë “vdekjeprurëse, e saktë dhe befasuese”.
Deklaratën ai e bëri gjatë një vizite në një njësi të inteligjencës të Forcave Izraelite ku e quajti sulmin me raketa iraniane drejt shtetit izraelit “agresiv, por të pasaktë”.
“Nuk është dëmtuar forca ajrore, funksionojnë të gjitha rrugët, nuk u dëmtua asnjë avion, asnjë ushtar dhe asnjë civil. Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mbi të gjitha befasues, Irani nuk do të kuptojë se çfarë ndodhi dhe si ndodhi, ata do të shohin rezultatet”, tha Gallant.
Kjo vjen pasi Presidenti i SHBA, Biden, Zv/presidentja Kamala Harris dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu komunikuan përmes telefonit.
Luftimet po vazhdojnë midis Hezbollahut dhe Izraelit, me katër persona të vrarë në një sulm ajror izraelit në një fshat libanez dhe dy të vrarë nga raketat e Hezbollahut në Izraelin verior.
Në terren, përleshje raportohen gjithashtu përgjatë kufirit pasi Izraeli zgjeroi pushtimin e tij në zonat perëndimore, pasi më parë u fokusua në lindje.