Imami Armand Aliu u shpreh se pasi u thirr për t’u marrë në pyetje pasi në Facebook u kërkoi besimtarëve myslimanë të mos festojnë 28 nëntorin, është kërcënuar.
Imami u shpreh se është kërcënuar me thyerje brinjësh nga shefi i anti-terrorit.
“Jam kërcënuar me thyerje brinjësh nga shefi i anti-terrorit. Një nga SHKB-ja dhe një nga prokuroria e Tiranës”, tha imami.
Ai pohoi se e vetmja gjë që kishte shkruar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ishte vetëm fjala e Profetit.
“Më thirri anti-terrori pas një statusi që bëra për festimin e festës së pavarësisë. Më thanë kemi dy çështje, një për festën dhe një çështje tjetër, por në fillim do fillojmë me çështjen e dytë. Më pyetën me hollësi për jetën time, kur kam studiuar, dhe me çfarë jam marrë, se ndoshta mendojnë se kam sponsorizim me puse nafte. Kujt ja drejtoje këtë thirrje në status. Kemi lexuar në kuran dhe nuk e kemi parë ndalimin e 28 nëntorin. I thashë është fjala e profetit, i thashë e ka transmetuar në një libër, dhe ja shpjegova. Unë e shkrutja për tu treguar muslimaneve çfarë ju lejohet cfarë nuk u lejohet nga feja.”
Imami Armand Ali po hetohet nga policia dhe prokuroria pasi deklaroi se festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e tjera kombëtare janë haram.
Sipas tij, një besimtar i devotshëm mysliman duhet të festojë vetëm festat fetare.