Bota “Do të vini të më merrni? Kam shumë frikë”/ Telefonoi urgjencën për...

“Do të vini të më merrni? Kam shumë frikë”/ Telefonoi urgjencën për ndihmë, gjendet e vdekur pas dy javësh vajza e vogël në Gaza

“Ejani më merrni. Do të vini të më merrni?”. “Kam shumë frikë. Ju lutem, ejani”.

Zëri i saj i vogël, i tmerruar, lutës do të mbetet përgjithmonë i bllokuar në kujtimet makabre të luftës të Gazës. Ejani të më shpëtoni, iu kërkoi Hind Rajab, vajza gjashtëvjeçare palestineze mjekëve të Gjysmëhënës së Kuqe palestineze. Ajo ishte në makinë, e futur mes trupave të pajetë të xhaxhait, kushëririt dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Ata po iknin nga qyteti i Gazës dhe, sipas Gjysmëhënës së Kuqe, u ndeshën me tanke izraelite që hapën zjarr.

Të gjithë kërkuan për Hindin për gati dy javë. “Ku ka shkuar?”, ishin titujt e gazetave. Ajo telefonatë rrëqethëse ishte gjithashtu shpresa e vetme që familja – nëna, gjyshi – duhej të mendonin për vajzën e vogël që ishte ende gjallë.

Por jo, nuk ndodhi: Hind Rajab ka vdekur. Sot trupi i tij u gjet në makinën nga e cila erdhi telefonaa, pranë atyre të familjarëve të tij.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, dy mjekë të dërguar për të kërkuar vajzën e vogël u vranë nga forcat izraelite.

Vajza e vogël u pa për herë të fundit rreth dy javë më parë, kur u bllokua në makinë me të afërmit e saj të vdekur, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti i Gazës.

“Hindi dhe të gjithë të tjerët në makinë u martirizuan”, tha për AFP gjyshi i vajzës së vogël, Baha Hamada. Trupi i saj u zbulua nga disa anëtarë të familjes që shkuan në zonën Tel al-Haëa të qytetit të Gazës duke kërkuar makinën pranë një pompe karburanti ku ishte parë për herë të fundit.

“Ata mundën të arrinin në zonë sepse forcat izraelite u tërhoqën në agim të sotëm”, shtoi Hamada.

Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, konfirmoi vdekjen e Hind. “Ajo u vra nga forcat okupuese (izraelite) së bashku me të gjithë ata që ishin me të në makinë jashtë stacionit të karburantit Tel al-Haëa”, tha ministria në një deklaratë.