Kryesore Do u prijë Berisha, zbardhen detajet e protestës së opozitës në 23...

Do u prijë Berisha, zbardhen detajet e protestës së opozitës në 23 dhjetor

Të hënën demokratët do të tregojnë sërish forcën në aktin e radhës të asaj që e quajnë mosbindje civile.

Njësoj si në tubimin e fundit edhe në 23 dhjetor, demokratët do të shpërndahen në 5 pika në Tiranë dhe do të synojnë bllokimin e trafikut në kryeqytet.

Protesta do të nisë në orën 17:00 dhe do të bllokohen disa nyje kryesore në Tiranë, të cilat janë kryqëzimi te Xhamia e Namazgjasë, Pallati me Shigjeta, sheshi Willson, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe rruga pranë Bashkisë Tiranë.

Edhe këtë herë demokratët do të shpërndahen në këto 5 pika dhe pritet që tubimi të zgjasë rreth tre orë. Kërkesa edhe në këtë protestë vijon të jetë e njëjtë, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve në shesh pritet të jetë dhe Sali Berisha, lideri i opozitës i cili prej 27 nëntorit ka rifituar lirinë.