Në një video të publikuar sot në rrjetet sociale, Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny, ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e burrit të saj. Ajo ka njoftuar se do të vazhdojë punën e Alexei dhe ftoi të gjithë t’i qëndrojnë pranë për të luftuar për vendin
“Nuk duhej të isha këtu. Nuk duhej ta regjistroja këtë video. Por, para 3 ditësh, Vladimir Putin vrau bashkëshortin tim, Alexei Navalny, duke e helmuar me noviçok. Putini i mori jetën babait të fëmijëve të mi. Putini më mori gjënë më të shtrenjtë që kam pasur ndonjëherë. Njeriun më të afërt dhe më të dashur për mua.
Diku në një burg përtej Rrethit Arktik, Putini jo vetëm që vrau Alexei Navalny si person, ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë, të ardhmen tonë. Ne e dimë saktësisht pse Putin e vrau Alexein tri ditë më parë. Ne do t’ju tregojmë së shpejti.
Por, gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për Alexei dhe për veten tonë është të vazhdojmë të luftojmë. Ajo që na duhet është një Rusi e lirë, paqësore dhe e lumtur. Rusia e mrekullueshme e së ardhmes që burri im e kishte ëndërruar aq shumë”, u shpreh ajo.