Politika “Do vendos krevatin te selia e partisë”, Meta: Dumani të marrë florinjtë...

“Do vendos krevatin te selia e partisë”, Meta: Dumani të marrë florinjtë e mi. Nuk ka këllqe të hetojë Ramën dhe Veliajn

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i ka ndalur sulmet në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumanit, teksa foli dhe për akuzat për pasurinë e tij. Meta tha se e vetmja pronë që ai ka është shtëpia e prindërve te Pazari i Ri, që pjesën e tij, do ia kalojë të motrës.

“Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, ti marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Kam një shtëpi, ¼ e shtëpisë do ia lë motrës. Kam dhe një motër që ma ka falur zoti, se po më kujdeset për prindërit e mi. Këtu e vë krevatin te selia. Shkon më atë çantë që të marri Partinë e Lirisë e ta çoj Edi Ramës…

Dum Dumani është palaço, dum Dumani, pistoletë e Edi Ramës për të vrarë pluralizmin politik. A thashë kështu për Dvoranin dhe kështu doli. Është palaço. Dumani nuk ka këllqe të merret me detin. Meta ka nevojë për kapedanë dhe kapedanë. Nuk kam nevojë për çimkat në parti. Ju e dini shumë mirë që Ahmetaj bëri një deklaratë që bëri të qartë që nuk kishte asnjë lidhje me procedurën e inceneratorëve. Ai foli qartë për Ramën dhe Veliajn. Dum-Dumani mblodhi gazetarët një ditë dhe tha prisni se do të ketë surpriza për Ahmetajt dhe surpriza është puna e bukës, që Ahmetaj tha se ishte e bërë nga Veliajt. Dumani i tha Ahmetajt që të mbyllte gojën. Si mund të merren me Veliajn ata, familjarët e tyre marrin tenderë nga Veliaj. U morën me drejtorët që të mos arrestojnë Veliajn. Hetohen koncesionet, por biznesi vazhdon. Drejtësia e Dumanit, ai dridhet si lepur para kryehajdutit Edi Rama”, u shpreh Meta.