Rudina Hajdari ka reaguar pas sulmeve të portaleve pranë PD-së, pas një gabimi në artikulim.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Hajdari në vend të thoshte se Basha-Kryemadhi-Rama përçmojnë Shqipërinë, tha “ne do vijojmë të përçajmë Shqipërinë”.
“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”.
Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre.
Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me amerikanët, gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre.
Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale”, shkruan e revoltuar deputetja demokrate.