Politika “Do vritet Alibeaj”, PD e Berishës padit në SPAK Spartak Brahon

“Do vritet Alibeaj”, PD e Berishës padit në SPAK Spartak Brahon

Komisioni i Rithemelimit ka paditur për shpifje Prokurorinë e Posaçme ish-deputetin socialist Spartak Braho.

Padia vjen për shkak të deklaratës së Brahos i cili tha se më datë 8 janar, në protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të vritej deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Disa ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi shantazh deklaratën e ish-deputetit socialist.

Sipas tij, e gjitha është një skenar i Edi Ramës për të fituar shumicën në Gjykatën Kushtetuese.

Berisha iu referua këtu deklaratës së Brahos se gjatë protestës do të vritej deputeti Enkelejd Alibeajt, bashkëjetuesja e të cilit, Marsida Xhaferllari është anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe sipas Berishës, Ramës i duhet vota e saj për të shkarkuar presidenti Ilir Meta.