Dogana e Hanit të Hotit përmes një deklarate ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë, e cila njoftoi se i riu i infektuar me koronavirus, nuk ka hyrë nga kjo pikë kufitare.
Vetë zyrtarët e Hanit të Hotit kanë deklaruar se 28-vjeçari ka hyrë nga dogana e Muriqanit në Shqipëri. Po ashtu zyrtarët e doganës së Hanit të Hotit mohojnë variantin e parë të përcjellë nga autoritetet, se djali ka udhëtuar së bashku me të atin.
“Dogana e Hanit të Hotit deri tani rrëzon deklaratën e Ministrisë se Shëndetësisë. Shtetasi 28 vjeçar, për të cilin ministria ka dhënë emrin nuk rezulton se ka kaluar në doganën e Hanit te Hotit por atë të Muriqanit. Po ashtu babai i tij nuk rezulton i regjistruar as në Murriqan as në Hanin e Hotit.
Efektivët e shërbimit në piken e Hanit të Hotit prej 4 orësh kanë kontrolluar sistemin por nuk rezulton. Madje sistemi është kontrolluar që nga data 19 shkurt dhe nuk ka asnjë person me atë emër. Shtetasi P.K, 28 vjeç rezulton që ka hyrë drejt Shqipërisë nga Murriqani ndërsa babai nuk rezulton i regjistruar në asnjë prej doganave. 28 vjeçari është larguar nga Shqipëria në janar dhe është rikthyer në 26 shkurt”, bën të ditur Dogana e Hanit të Hotit.