Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se dogji me lëndë djegëse dy makina. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta që më 6 Mars 2024. Për këtë arsye, 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim.
“Komisariati i Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim I. F., 34 vjeç, banues në Cërrik. Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, më datë 06.03.2024, gjatë natës, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B. dhe J. B”, njoftoi policia.
34-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për tentativë për vrasje.