Pas gati dy vitesh është vënë në prangat e policisë së Shkodrës një 48-vjeçar, i cili akuzohet për djegien e 3 automjeteve.
Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2022 kur shtetasi Frank Ndoja(Bibaj, Kasneci) ka djegur me benzinë, dy automjete tip “Benz” dhe një automjetin tip “Volkswagen” në lagjen “Ndoc Mazi”.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, zbardhin djegien e 3 automjeteve, kryer më datë 23.12.2022, në lagjen “Ndoc Mazi”.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi F. N. (F. B., F. K.), 48 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit K. L..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.