Aktualitet Dogji të gjallë dy persona dhe i tërhoqi zvarrë në 1997, Prokuroria...

Dogji të gjallë dy persona dhe i tërhoqi zvarrë në 1997, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Byniamin Hajro

Prokuroria e Beratit ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Byniamin Hajron, i akuzuar për vrasje me paramendim në vitin 1997 ndaj dy personave, E.P. dhe A.A.

Organi i akuzës thotë se ka prova të mjaftueshme se i pandehuri Byniamin Hajro ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Nga hetimet e Prokurorisë së Beratit rezultoi se Hajro në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar, pasi i kanë rrëmbyer viktimat, i kanë futur në një garazh dhe i kanë torturuar duke i goditur me mjete të forta, me armë zjarri dhe duke i djegur ata të gjallë, duke iu shkaktuar kështu vdekjen.

Pas torturave, autorët i kanë tërhequr zvarrë trupat e viktimave me makinë në qytet.

Për këtë arsye, akuza kërkon dënimin e tij me 25 vite burg.