Politika Doktor Alimehmeti, kandidati i radhës i PD për Bashkinë e Tiranës

Doktor Alimehmeti, kandidati i radhës i PD për Bashkinë e Tiranës

Doktor Ilir Alimehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka përgatitur shpalljen zyrtare të kandidaturës së tij në primaret e Partisë Demokratike, nga ku do të dalë kandidati për kryetar i Bashkisë Tiranë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Alimehmeti postoi tre “emoji” me dy gishtat lart, datën 2 nëntor 2022 si dhe orën 11:00, që mendohet të jetë koha kur ai do të zyrtarizojë kandidaturën e tij.

Deri tani, kandidatët zyrtarë për primaret në Partinë Demokratike janë Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani.