SHBA Doktor Fauci optimist: Vaksina mund të jetë gati në fund të vitit

Doktor Fauci optimist: Vaksina mund të jetë gati në fund të vitit

Në vijim të raportimit të tij përpara Kongresit, zyrtari i lartë i Shëndetësisë, Anthony Fauci deklaroi se është optimist se një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë gati në fund të vitit 2020.

Sipas ekspertit të Task Forcës kundër Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë, çështja është se vaksina do të jetë gati, por do të duhet ende pak kohë.

Fauci nënvizon se kompania farmaceutike “Moderna” do të nisë fazën e tretë të testimeve klinike në fillim të korrikut, në varësi të të dhënave nga faza e mëparshme.