Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama e thërret kryetaren e LSI, si doktoreshë Mona.
Kryetarja e LSI rezulton e doktoruar, por sipas Taulant Mukës ka plagjiaturë.
E pyetur në News 24 për etiketimin e Ramës, Kryemadhi tha se i pëlqen si titull.
“E ka edhe doktor Berisha”, deklaroi ajo
“Nuk është titull i keq, edhe doktor Berisha mirë është.
Rama e bën këtë se ndjehet keq nga protesta.
Lëvizja studentore i nxorri bojën Ramës“, tha Kryemadhi