Në kinematë greke do të shfaqet nga 28 Prilli një dokumentar mbi arvanitët.
Me domethënie është shpjegimi që shoqëron filmin dokumentar.
Në tekstin shpjegues thuhet se dokumentari “Sta Arvanitika” ose në shqip “Në gjuhën arvanitase” është një përpjekje për të përjetësuar një gjuhë të humbur dhe për të gjetur se cilët janë arvanitasit dhe çfarë roli kanë luajtur në historinë moderne greke.
Filmi dokumentar mban autorësinë e Katerina Klark.
Ajo thotë se duke u përsiatur në fshatin arvanitas, Villias, zbulohet një qytetërim i dallueshëm me gra dinamike dhe njerëz kokëfortë, që për ta perifrazuar me humor thuhet filani ka kokë arvaniti.
Përshkrimi historik është se arvanitët që dikur jetonin në jug të Shqipërisë në zonën e Arbanon zbritën në Greqi rreth viteve 1200-1500, fillimisht në zonën e Peloponezit.