Dëshmi interesante rreth qëndrimit të Shteteve të Bashkuara ndaj Greqisë lidhur me marrëdhëniet me vendet e tjera të Ballkanit kanë nxjerrë në dritë dokumentet e deklasifikuara të CIA-s që nga viti 1949.
Dokumentet, duke përfshirë edhe përmbledhjet e telegrameve diplomatike dhe komentet e CIA-s të tregojnë se ambasadorët e Uashingtonit në Ballkan ishin të shqetësuar për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake greke në Shqipëri.
Në mars të 1949-ës, ambasadori i SHBA në Beograd vlerësoi se Greqia mund t’i propozonte Kombeve të Bashkuara të vepronte si garantues për kufijtë e pandryshuar në atë kohë në Ballkan.
Pastaj ambasadori tha se Athina mund t’i mohojë pretendimet e saj ndaj Shqipërisë jugore, me kusht që Jugosllavia, Shqipëria dhe Bullgaria të pranonin ndarjen e kufijve të tyre.
Një tjetër dokumentet tregon se Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit amerikan në Greqi, t’ia bëjë absolutisht të qartë qeverisë se Shtetet e Bashkuara janë absolutisht kundër një hyrje të mundshme të ushtrisë kombëtare në Shqipëri, në operacionet kundër gueriljeve komuniste greke.
Pushtimi i mundshëm grek i Shqipërisë shqetësonte veçanërisht edhe Titon, i cili në shtator i tha ambasadorit se një zhvillim i tillë do të bënte “më të vështirë” situatën për Jugosllavinë.
Ai i bëri thirrje SHBA-ve që të ndërmjetësojë në mënyrë që Athina të mos lëvizë kundër Tiranës.
Burimi: http://www.skai.gr/news/greece/article/393545/ta-eggrafa-tis-cia-apo-to-…