Bota Dokumentet presidenciale, si menaxhohen dhe përse nuk mund të dalin nga Shtëpia...

Dokumentet presidenciale, si menaxhohen dhe përse nuk mund të dalin nga Shtëpia e Bardhë

Bastisja e paprecedentë në Mar A Lago u lidh me keqmenaxhimin që Donald Trump mund t’i ketë bërë dokumenteve presidenciale, përfshirë disa të klasifikuara, të cilat dyshohet t’i ketë marrë në shtëpinë e tij në Florida. Një veprim i tillë, sipas ekspertëve do të tejkalonte caqet.

“Një ish-presidentin nuk duhet të ketë dokumente të klasifikuara apo top sekret, përveçse në rastin kur administrata aktuale e ka autorizuar”, tha Norm Eisen, ish-shefi i Etikës në Shtëpinë e Bardhë.

Por edhe dokumentet e deklasifikuara të Shtëpisë së Bardhe duhet të menaxhohen përmes një procesi të caktuar dhe nuk mund të përvetësohen nga qeveria edhe nëse presidenti që i ka gjeneruar ato largohet nga Shtëpia e Bardhë. CNN raportoi se arkivat kombëtare, më herët gjatë vitit kishin rekuperuar kuti që Trump i kishte marrë me vete, të cilat përmbanin jo vetëm dokumente, por edhe ato që janë cilësuar si letra dashuria, nga diktatori koreano verior Kim Jong Un. Por as përvetësimi i korrespondencës personale kur një president lë Shtëpinë e Bardhë, zakonisht nuk është i lejuar pa leje të caktuar.

“I adresohen një presidenti amerikan dhe kopjet origjinale duhen ruajtur me ligj. Mund të ndodhë që një presidenti të ofrojë një kopje dhe të kërkojë origjinalin, për shembull për ta ekspozuar në librarinë e tij personal… Por gjithçka duhet rakorduar me ligj”, tha Eisen.

CNN ka raportuar gjithashtu se disa dokumente të Trump në Shtëpinë e Bardhe janë grisur, apo janë hedhur në tualet. A mos duhet që edhe një shënim i shkurtër, jo zyrtar për një bashkëpunëtor të ruhet?

“Edhe shënimet e shkurtra më shkrim dore për dikë në një takim të Këshillit të Sigurisë i përkasin publikut amerikan. Kur Donald Trump u betua si president e dinte këtë”, u shpreh Douglas Brinkley, historian.

Ka një proces të posaçëm për menaxhimin e dokumenteve të klasifikuara kur presidenti është në detyrë.

“Ato duhet të kenë shenja të posaçme markuese. Përfshihen në dosje të veçanta dhe ruhen në kontejnerë të posaçëm, kasaforta apo zona të tjera të sigurta. Nuk mund ti nxjerrësh jashtë dhomave të caktuara… Dhe kur hyn atje, nuk duhet ta marrësh celularin me vete”, tha Eisen.

Ekspertët thonë se një president mund të marrë ndonjëherë disa kopje të dokumenteve kur lë Shtëpinë e Bardhë, por fillimisht shtëpia e bardhe dhe arkivi kombëtar duhet të japë miratimin. Ky nuk duket të jetë rasti i Donald Trump.