Presidenti Ilir Meta shpall “non grata” ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt.
Kreu i Shtetit thotë se drejtuesi i zyrës së OSBE-së në Shqipëri, nuk është më i mirëpritur në Presidencë për dy arsye.
E para, sipas Metes, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor të 2019-ës.
Dhe e dyta, sepse ai shton Meta, i tregoi publikisht gishtin qytetarëve shqiptare.
Për këtë veprim Meta ka informuar ministrinë e Jashtme, zyrën e asamblesë parlamentare të OSBE dhe Prezencën e OSBE në Tiranë.