Një skafist i Policisë Kufitare në Sarandë, ka humbur jetën teksa patrullonte në Detin Jon.
Shtetasi Ilirjan Goga, 63 vjeç, ndërroi jetë në rrethana të paqarta mëngjesin e sotëm.
Ai kishte dalë në det për kontrollin e kufirit, por është rikthyer në breg shkak se nuk ishte ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Në këtë situatë, ai është nisur me urgjencë në drejtim të spitalit të Sarandës, por ka mbërritur i vdekur.
Pritet ekspertiza për të përcaktuar qartë rrethanat e vdekjes.