Aktualitet Domatet me hormone? Panariti: Disa importues i kanë pezulluar kontratat…kujdes me “fake...

Domatet me hormone? Panariti: Disa importues i kanë pezulluar kontratat…kujdes me “fake news”

Duke marrë shkasë nga publikimi në media i rasteve të domateve me hormone, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, thotë se analizat duhen provuar në laboratorët evropianë të referencës.

Në një reagim, ministri kujton rastin e qumështit të pak viteve më parë, sipas të cilave kishte prani të lartë të aflatoksinës, duke shtuar se kjo solli që dy fabrika të falimentojnë.

Ai thotë se industria jonë e qumështit u rrënua nga “fake news” me helme dhe debati i ditës me “hormone”.

Reagimi i plotë i Panaritit:

Ose të nxihet ose të zbardhet faqja e prodhimeve tona bujqësore dhe blegtorale!

Si u rrënua industria jonë e qumështit nga “fake news” me helme dhe debati i ditës me “hormone”.

Para disa vitesh, një lajm “fals” për gjoja zbulim të aflatoksines në qumështin e vendit  beri që dy fabrika të përpunimit të qumështit në vend të falimentojnë! Si rrjedhoje qumështi shqiptar u tërhoq nga raftet e marketeve, u derdh dhe u asgjësua, ndersa eksporti i tij u ndalua! Me mijëra fermere prodhues të qumeshtit mbeten “në tako”.

Informacioni ishte fals dhe nuk u konfirmua asnjëherë! Analizat e kryera më pas në laboratorët evropiane te referencës vërtetuan “mashtrimin”. Por ishte vone dhe demi u be! Miliona euro u hodhën në ere dhe bankat i futen fabrikat e qumështit në sekuestër. Sot ka procese gjyqësore që i kerkojne demshperblim me miliona euro, shtetit shqiptar që e lejoi një farse dhe mashtrim të tille.

Të njëjtën gjë, të njëjtët aktore tentuan ta bëjnë edhe më vone me gjoja sekuestrot e qumështit pluhur, i cili është një produkt tërësisht i ligjshëm dhe i sigurt dhe pjese e teknologjisë se përpunimit në fabrikat e qumështit të gjithë botës. Për fat arritëm ta ndalim në kohe dhe ta pengonim rrënimin e dyte të programuar të qumështit shqiptar. Sot perimet tona ndodhen nen akuze për ndotje me hormone. Para se dëmi të jetë i pakthyeshëm si në rastin e qumështit,  kërkoj që urgjentisht të verifikohet vërtetësia nga laboratorët evropianë të referencës. Aktualisht disa importues nisur dhe nga lajmet që qarkullojnë për hormone në perimet tona i kanë pezulluar kontratat. Prandaj o duhet nxirë o duhet zbardhur faqja e prodhimit vendas! Nuk ka rrugë tjetër!