Në qytetin spanjoll të Taustes, pranë Saragozës, u zbuluar një nekropol islam që daton që prej shekullit VIII me 400 varre dhe mbetjet e mbi 4 500 trupave në një hapësirë prej rreth pesë hektarë, tha për CNN Eva Gimenez, një arkeologe që po gërmon aktualisht në zonë me kompaninë ”Paleoym”.
Në vitin 711 forcat arabe filluan pushtimin e Gadishullit Iberik, ku ata qëndruan për shtatë shekujt e ardhshëm deri në vitin 1492, datë kur zona u mor totalisht nga mbretëritë e krishtera.
”Pushtimi mysliman i Taustes u konsiderua si i rastësishëm dhe madje joekzistues nga disa burime, por shoqata kulturore e rajonit ka dyshuar prej kohësh se zona strehonte një koloni të madhe islame për shkak të të dhënave arkitektonike dhe mbetjeve njerëzore gjetur në qytet”, theksoi për CNN Miriam Pina Pardos, drejtoreshë e Observatorit Antropologjik të Nekropolit Islamik të Taustes me shoqatën kulturore ”El Patiaz”.
“Është e rrallë të gërmosh dhe të gjesh 400 varre. Është e pabesueshme”, theksoi Pardos.
Të gjithë skeletet ishin varrosur sipas zakoneve islame, të pozicionuar në të djathtë dhe të kthyer nga juglindja, drejt Mekës.
Arabët kanë filluar dominimin e Spanjës duke filluar nga viti 700, duke e lënë totalisht territorin e gadishullit iberik vetëm 7 shekuj më vonë, në 1492, me një trashëgimi të pasur veçanërisht në qytete si Sevija, Toledo Kordoba dhe Granada, por të shpërndara kudo në Spanjë.
Gjithsesi, sipas studiuesve, zbulimi është i rëndësishëm sepse deri më tani mendohej se arabët nuk kishin arritur deri në atë pikë të veri-lindjes, ndërkohë që varret e zbuluara tregojnë një histori të gjatë banimi.