Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka bërë akuza të forta për sistemin e drejtësisë dhe për krimin e organizuar në vend.
Në këtë aspekt, ambasadori amerikan ka deklaruar hapur se janë “katër klane kryesore që drejtojnë 20 familje të cilat dominojnë aktivitetet kriminale”.
Donald Lu ka përmendur me emra disa prej tyre.
“Emiljano Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Shullazi është një nga këto grupe kriminale. Lul Berisha u lirua gabimisht më herët nga zyrtarët e burgut. Megjithëse u procedua drejtori dhe juristi i burgut, Lul Berisha është i lirë.
Klemend Balili ia ka dalë prej 18 muajsh t’i shpëtojë drejtësisë”, tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara.
Ai risolli në vëmendje rastin e gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi, si dështim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Lexoni fjalën e plotë të ambasadorit sot në 20 vjetorin e magjistraturës:
“Në këtë sallë ka dy grupe, një grup me shumë përvojë grupi i parë, po për mua grupi i dytë e më i rëndësishëm janë të rinjtë me shpresë e optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Vitin e kaluar njoha Fildes Hafizin në diplomimin e saj.
Sistemi gjyqësor i Shqipërisë e la në baltë Fildesin, dështoi duke lënë burrin e saj jashtë burgut. Vdekja e Fildesit s’duhet të shkojë dëm, por të jetë optimizëm për t’i dhënë drejtësi popullit shqiptar. Vettingu fillon javën që vjen. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që larguan kriminelët nga Parlamenti. Ky institucion në 2017 është më i mirë se i vitit 2013.
Lufta kundër krimit të organizuar, derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg kanabis do të ketë sërish.
Katër klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare, që dominojnë aktivitetet kriminale.
Emiljano Shullazi është një nga këta kriminelë.
Sistemi i drejtësisë e la në baltë Fildez Hafizin. Lul Berisha u lirua gabimisht më herët nga burgu.
Megjithëse u procedua drejtori dhe juristi burgut, Berisha është i lirë. Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Balili ia ka dalë prej 18 muajsh t’i shpëtojë drejtësisë. Shkak, paaftësia e policisë, prokurorisë e Ministrisë së Drejtësisë.
Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri. Këta meritojnë të jenë në burg. Në vitin 2016, 1940 personave u arrestuan, por më pak se 100 u dënuan te Krimet e Rënda. Zero dënimi, zero arrestimi për peshqit e mëdhenj. Kjo situatë ishte edhe në SHBA me “Alkaponen”, por Task Forca me policinë e prokurorinë punuan së bashku.
S’ka për të qenë e lehtë, me gjasë do jetë luftë e egër.
Në 2016, pati 72 bomba në makina si pjesë e luftës së grupeve mafioze. Besojmë se është koha që qeveria t’i shpallë luftë krimit të organizuar.
Ushtarët më të rëndësishëm të kësaj lufte do jenë të diplomuarit e Magjistraturës”.
Këto deklarata të forta, ambasadori Lu i bëri gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë e 20-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës