Donald Trump duhet të paguajë 83.3 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje ndaj shkrimtares E. Jean Carroll. Kështu ka vendosur një juri e Nju Jorkut për ish-presidentin në gjyqin e së premtes për deklaratat e tij përçmuese dhe mohimin e akuzave për përdhunim në vitin 2019 kur ai ishte president i SHBA.
Por Trump u zotua të apelojë vendimin e fundit, duke e quajtur rastin një gjueti shtrigash dhe vendimin “absolutisht qesharak!”
Sipas jurisë komentet e Trump kishin dëmtuar reputacionin dhe mirëqenien emocionale të saj.
Vendimi i së premtes vjen përpara vendimit që pritet këtë muaj në gjyqin e mashtrimit civil të Trump që mund të kërcënojë perandorinë e biznesit të ish-presidentit, së bashku me katër paditë penale që janë në pritje të gjykimit dhe një seancë dëgjimore në Gjykatën e Lartë të SHBA-së për të vendosur nëse kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan mund të shfaqet në fletëvotim.