Bota Donald Trump emëron Elon Musk në krye të departamentit të ri

Donald Trump emëron Elon Musk në krye të departamentit të ri

Siç ishte paralajmëruar, ashtu dhe ndodhi. Miliarderi amerikan Elon Musk do të jetë pjesë e administratës Trump. Presidenti i zgjedhur Donald Trump e ka emëruar në krye të një departamenti të sapokrijuar për Efikasitetin e Qeverisë. Ky departament do të funksionojë jashtë ekzekutivit amerikan.

Në këtë mënyrë, Musk do të ketë akoma më shumë ndikim, përveç faktit që është njeriu më i pasur në botë. Elon Musk dhuroi miliona Dollarë për fushatën e Donald Trump.

Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë do të bashkëdrejtohet nga Musk dhe ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy.

Në një deklaratë, Donald Trump tha se departamenti i ri do të eliminojë burokracitë qeveritare, do të heqë rregulloret e tepërta dhe në këtë mënyrë do të ulen shpenzimet.

Departamenti i ri, edhe pse do të jetë jashtë ekzekutivit, do të punojë me Shtëpinë e Bardhë dhe Zyrën e Menaxhimit të Buxhetit.