Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë me të gjitha nderimet, një mik të veçantë.
Ai ishte pikërisht qeni hero i quajtur Conan, i cili mori pjesë përkrah forcave Delta në operacionin për vrasjen e liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al Baghdadi.
Conan ishte edhe “luftëtari i fundit” që e ndoqi nga pas liderin e ISIS në tunelet e errët ku al-Bagdadi u detyrua të shpërthente jelekun e tij me lëndë eksplozive.
“Me shumë mundësi është qeni më i famshëm në botë”, deklaroi presidenti amerikan gjatë ceremonisë kur i vendosi Conan dhe një medalje.
Qeni hero mbeti i plagosur gjatë operacionit të vështirë në Siri, por tashmë është rikthyer në detyrë.