Ndërsa Donald Trump po lufton për të treguar se zgjedhjet që shpallën fitues Joe Biden ishin të vjedhura, duket se e bija, Ivanka, është dorëzuar.
Sipas shoqes së saj të ngushtë, ajo dhe i shoqi, që kanë qenë dhe dy këshilltarët kryesorë të Trump gjatë presidencës katër vjeçare, janë gati të lënë Shtëpinë e Bardhë.
Emmy Rossum, shoqja e vajzës së presidentit amerikan, thotë se Ivanka me të shoqin dhe fëmijët, kanë vendosur të kthehen në apartamentin e tyre luksoze në Nju Jork, që kushton 4 milionë dollar.
Me sa duket ata kanë vendosur të rifillojnë jetën e tyre nga e para, pas katër viteve në Shtëpinë e Bardhë.
I vetmi që nuk dorëzohet, është Donald Trump, që ka premtuar se do të luftojë deri në fund, për të vërtetuar akuzat e tij për vjedhjen e votave.